Politika Exit Polli për Elbasanin dhe Durrësin: PS merr 8 mandate në Elbasan,...

Exit Polli për Elbasanin dhe Durrësin: PS merr 8 mandate në Elbasan, dobësohet në Durrës

Exit Pollet e Euronews Albania dhe MRB për qarkun e Elbasanit dhe Durrësit treguan se Partia Socialiste ka forcuar pozitat në Elbasan dhe është dobësuar në Durrës. Sipas Exit Pollit, ndarja e mandateve për Elbasanin është 8 për PS, 5 PD dhe 1 LSI.

Ndërkohë, në Durrës ndarja e mandateve sipas 100 për qind të kampionit të intervistave të realizuara nga MRB në bashkëpunim me Euronews Albania është 7 mandate për PS, 6 për PD dhe 1 për LSI.

Qarku i Elbasanit

PS 47-54 për qind

PD 30,2-37,2 për qind

LSI 6,5-11,5 për qind

PSD-2,3-6,6 për qind

Ndarja e mandateve

8 mandate PS

5 mandate PD

1 mandat LSI

Qarku i Durrësit

PS 42,4-48,4 për qind

PD 37,4-43,4 për qind

LSI 8,3-12,2 për qind

Ndarja e mandateve

7 mandate për PS

6 mandate për PD

1 mandat për LSI