Extra “Facebook” dhe “Instagram”, probleme për më shumë se një orë në të...

“Facebook” dhe “Instagram”, probleme për më shumë se një orë në të gjithë botën

Rrjetet sociale më të përdorura, “Facebook” dhe “Instagram” për disa orë hasën probleme të mëdha në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Përdorues të shumtë, duke shkruar nga Tëitter, raportuan probleme me publikimin e materialeve.

Një zëdhënës i “Facebook” shpjegon se kompania bëri të mundur që problemi të zgjidhej sa më shpejt. Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar bllokimin e “Facebook” dhe “Instagram”.

Dyshohet se pas kësaj mund të qëndrojë edhe ndonjë sulm kibernetik i mundshëm, megjithatë duhet pritur rezultati i hetimeve.