Kuriozitete Facebook do të fshijë aktivitetet e personave që kanë ndërruar jetë

Facebook do të fshijë aktivitetet e personave që kanë ndërruar jetë

Facebook ka thënë se po punon në përdorimin e inteligjencës artificiale për të parandaluar një problem të përbashkët dhe shqetësues: marrjen e njoftimeve rreth miqve që kanë ndërruar jetë.

Kompania tha se shpreson të ndalojë përvojën “e dhimbshme” , të njerëzve që marrin njoftime për ditëlindjen si dhe aktivitetet të tjera të mikut të tyre që nuk jeton më.

“Në shpresojmë që Facebook të mbetet një vend ku aktivitetet e mikut tuaj të shfaqen sa ai është gjallë, pasi ka ndërruar jetë të fshihet çdo lloj aktiviteti” tha Sheryl Sandberg, zyrtare kryesore e Facebook.

Përdoruesit shpesh janë ankuar kur Facebook ju shfaq kujtimet e të dashurit të tyre ndërkohë që ai ka ndërruar jetë.

Që nga viti 2009, Facebook u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të “përkujtuar” profilet; një status që shton “Kujton” emrin e personit dhe u lejon miqve të postojnë mesazhe. Më shumë se 30 milionë njerëz e bëjnë këtë çdo muaj, tha Facebook.

Sapo një faqe të jetë memorializuar, nuk do të shfaqet më brenda njoftimeve sikur ai person është gjallë. Llogaritë e Përkujtimit tani do të kenë një “tribute” të veçantë për njerëzit që të lënë ngushëllime për të ndjerin. Përmbajtja e postuar mund të moderohet nga kontaktet që personi ka caktuar në Facebook si një person të besuar.

Personat nën 18 vjeç nuk mund të lenë një kontakt, por prindërit ose kujdestarët e fëmijëve që kanë vdekur mund të kontaktojnë Facebook për të kërkuar qasje.