Bota “Facebook” godet disinformimin për koronavirusin

“Facebook” godet disinformimin për koronavirusin

“Facebook” lajmëroi se do të ndërmarrë hapin e rrallë për të hequr të gjitha pretendimet e rreme në lidhje me kurat dhe metodat e parandalimit të koronavirusit, si një përpjekje për të goditur dezinformatat në lidhje me shpërthimin global.

Njoftimi u bë të enjten në mbrëmje menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin e koronavirusit një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

“Facebook” tha që gjithashtu do të bllokojë dhe do të kufizojë hashtagët e përdorur për të përhapur dezinformata në rrjetin e tij ku po shpërndahen fotografi dhe video në “Instagram”, si dhe përdoruesve që ndajnë ose kanë ndarë përmbajtje në lidhje me virusin, por që nga palët e treta konsiderohen të rreme.

Gatishmëria e “Facebook” për të hequr përmbajtje të rreme në lidhje me koronavirusin qëndron në kontrast me mënyrën se si ndërmarrja ka trajtuar dezinformata për politikën dhe çështje të tjera. “Facebook” tha se këto masa janë në përputhje me rregullat ekzistuese të kompanisë që kërkojnë heqjen e përmbajtjes që mund të shkaktojë dëm fizik.

Sipas kësaj politike, “Facebook” më së fundi hoqi edhe dezinformatat që vinin nga Pakistani në lidhje me vaksinën e poliomielitit. Me nxitjen e qeverisë pakistaneze, “Facebook” tha se ishte përqendruar veçanërisht te postimet që dekurajojnë trajtimin e virusit me metoda të rreme si p. sh përdorimi i detergjentëve zbardhues. “Facebook” tha që gjithashtu do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime konfuze se çfarë lloj burimesh shëndetësore janë në dispozicion.

Ky pozicion i kompanisë pas shpërthimit të koronavirusit dëshmon se “Facebook” ka evoluar në qëndrimet e saj në lidhje me monitorimin dhe reagimin ndaj saktësisë së informacioni që përhapet përmes tij.

Në një konferencë shtypi të enjten, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit e quajti shpërthimin e koronavirusit “të paparë” dhe shpalli një emergjencë globale të shëndetit.

Mosinformimi mjekësor është një nga shumë çështje shumëvjeçare për “Facebook”, i cili po investon miliarda dollarë në mjete të reja teknike dhe staf të ri për krijimin e një politike të re. Vitin e kaluar, “Wall Street Journal” zbuloi se kompania po përpiqej të zhdukte dezinformatat në lidhje me vaksinat në SHBA, ku zyrtarët e shëndetit publik i kanë përshkruar ato si të sigurta dhe efektive.

“Facebook” tha se do të heqë edhe përmbajtjet  e rreme për koronavirusin që janë shpërndarë nga organizatat apo zyrtarët lokalë të shëndetit. Ai gjithashtu tha se do të fillojë të shpërndajë të dhëna Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit dhe Universitetin Kombëtar Tsing Hua në Tajvan për të ndihmuar studiuesit të ndërtojnë modele për të parashikuar përhapjen e virusit.

“Facebook” shtoi se do të duhej pak kohë që të gjitha këto masa të zbatohen.