Extra “Facebook” ndalon mbështetjen ndaj supremacizmit të bardhë

“Facebook” ndalon mbështetjen ndaj supremacizmit të bardhë

Gjiganti amerikan i rrjeteve sociale, “Facebook” njoftoi sot ndalimin në platformën e tij javën që vjen të çdo apologjie apo mbështetje ndaj tezave supremaciste të bardha si dhe ato që mbështesin segregacionin e racave në shtete të ndryshme.

“Këto koncepte janë thellësisht të lidhura me organizata që promovojnë urrejtjen”, theksoi “Facebook” në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen 12 ditë pas atentateve në dy xhami të Kristçërçit, në Zelandën e Re, autori i të cilave kishte shpërndarë imazhe drejtpërdrejtë në “Facebook”.