Kuriozitete Facebook verifikon më shumë se 1.3 miliardë llogari të rreme

Facebook verifikon më shumë se 1.3 miliardë llogari të rreme

Facebook ka vendosur të fshijë llogaritë e rreme. Kjo vjen si masë ndaj kompanive të cilat shesin në llogari të rreme. Gjiganti i rrjeteve sociale u është drejtuar edhe gjykatave për të parandaluar një aktivitet të tillë.

Kompania ka dërguar një padi në një gjykatë federale amerikane duke akuzuar katër kompani dhe tre individë nga Kina të cilët jo vetëm promovojnë shitjen e llogarive false, por gjithashtu ofrojnë pëlqime dhe ndjekës të rremë për një çmim.

Sipas zyrtarëve të saj “skema e kompanive dhe individëve në fjalë shtrihet përtej Facebook dhe Instagram edhe në Amazon, Linkedin, Twitter, Apple dhe Google. Në padi Facebook shkruan se ka përdorur inteligjencën artificiale për të verifikuar 2.1 miliardë profile nga janari në shtator 2018.

Llogaritë identifikoheshin si prodhues elektronike dhe hardueri si dhe ofrues të shërbimeve të reklamimit. Facebook paralajmëron se “nuk mund të tolerojë dot një aktivitet të tillë”. Kompania shpjegoi sesi llogari false mund të përdoren për spam dhe phishing.

Megjithatë llogaritë false vijojnë të shfaqen çdo ditë dhe rrjeti social duhet të sigurohet t’i mbyllë sa më shpejt.