Opinione Fake news – Një qasje optimiste

Fake news – Një qasje optimiste

Askush nuk i pëlqen lajmet e rreme, qoftë ato që janë prodhuar për qëllime përfitimi, qoftë ato politike. E megjithatë, fake news ekzistojnë.

Por, sa vend zënë lajmet e rreme? A kuptohen ato ngushtësisht si lajme me fakte të gabuara apo si lajme që janë prodhuar me vetëdije si të tillë?

Rregulli i pare, para se të ulemi dhe shkruajmë mbi fake news, është të pranojmë se nuk dimë, saktësisht, se kush e ka prodhuar lajmin, kush e përdor atë, pse dhe sa ndikim ka ky lajm?

Thënë këtë, po ju paraqes një qasje optimiste mbi lajmet e rreme, i cili bazohet në këto tri pika:

1. Cilat janë efektet e ekspozimit të lajmeve të rreme?

Përpara se të dalim në përfundimin se njerëzit janë të ndikuar nga lajmet e rreme, le të marrim në konsiderate kundërshtimet e mëposhtme: së pari, shumica e njerëzve janë të ekspozuar ndaj mesazheve të ndryshme, copëzave të informacionit dhe historive të lajmeve çdo ditë dhe kërkimet sugjerojnë se efekti i secilit prej këtyre mesazheve është shumë i limituar dhe jetëshkurtër, nëse ato janë të pabazuara dhe të njëanshme.

Së dyti kur njerëzit navigojnë në internet, ata kërkojnë agjenci të caktuara lajmesh dhe kanë filtrat dhe burimet e tyre të besueshmërisë.

Së treti, kur ata përfshihen në lajm, disa prej të cilave janë lajme të rreme, lexuesit mund të bëjnë në shumë mënyra dhe për shumë arsye, por jo domosdoshmërish besojnë se përmbajtja e informacionit  është e vërtetë. Për analogji, të jesh i kënaqur nga një tabloid ose faqe thashethemesh, të ndash diçka në Twitter ose të komentosh në Facebook, pa e lexuar informacionin që mbart, etj…

2. Secili mendon se njerëzit janë të mashtruar nga lajmet e rreme. Në fakt, ne të gjithë jemi të mashtruar.

Kur diskutohet për fake news, ndodh shpesh ajo që ekspertët e medias e quajnë ‘efekti i të tretëve’. Njerëzit, përfshi dhe studiuesit, e shohin median dhe komunikimin “sikur ajo ka një efekt më të madh te të tjerët krahasuar me veten e tyre”. Shpesh, ‘të tjerët” cilësohen si njerëz të varfër dhe me nivel të ulët arsimi.

BuzzFeed dhe Ipsos kanë bërë një nga studimet empirike më të rëndësishme dhe interesante për lajmet e rreme në Shtetet e Bashkuara në muajin dhjetor.

Në gjetjet e tyre  33%  e të anketuarve shihnin lajmet e rreme në tituj gjatë zgjedhjeve.  57% përmendnin titujt  e lajmeve të vërteta. Nga ata që përmendnin titujt e lajmeve të rreme, pjesa më e madhe e tyre republikanë dhe mbështetës të Trump- it vlerësonin këto tituj si shumë të saktë ose disi të saktë.

3.Sigurisht, lajmet e rreme janë të rëndësishme për disa njerëz.

 

Ekspozimi selektiv i lajmeve të rreme dhe arsyet e motivuara tregojnë se për pjesën më të vogël të njerëzve lajmet e rreme polarizojnë pikëpamjet e tyre politike.

Por, në këtë rast lajmet e rreme janë ndoshta një pjesë e vogël e historisë së gjatë të polarizimit partiak në disa vende, përfshirë këtu dhe SHBA, dhe për industrinë e medias  e cila ka lëvizur nga dhënia e lajmit “ai tha/ajo tha” drejt një versioni më objektiv. Lajmet e rreme mund ta intensifikojnë këtë zhvillim, por nëse krijohet një zhvillim i gjerë dhe i gjatë.

Pa dyshim, ekziston një grup njerëzish të cilët janë mashtruar nga lajmet e rreme dhe janë të influencuar prej tyre.

Shihet shumë qartë se lajmet e rreme nuk janë një kapitull i prodhuar sot, por sot shpërndahen më lehtësisht se më parë.  Por deri kur dikush të provojë të kundërtën, unë dyshoj se shumica e njerëzve janë të ekspozuar ndaj lajmeve të vogla të rreme.

 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet t’i marrim seriozisht lajmet e rreme dhe se nuk ka arsye për të qenë të shqetësuar kur njerëzit prodhojnë fake news, qoftë për qëllime përfitimi a politike.

 

Gjithashtu, nuk do të thotë se ne nuk duhet të shqetësohemi për pyetjen nëse platformat e teknologjisë si Google dhe Facebook mundësojnë prodhimin e lajmeve të rreme.

Por ajo që e bën optimist qasjen për lajmin e rremë, është fakti se nuk duhet të lejojmë diskutimin pasionant dhe të nxehtë, dhe, shpeshherë, edhe pa prova, të na shpërqendrojnë nga një mori sfidash thelbësore përsa i përket lajmeve dhe rolit të tyre në politikën bashkëkohore dhe jetën publike. Këtu përfshihen:

  • A i shërbejnë lajmet jo të rreme shoqërisë për sa i përket çështjeve si Brexit dhe Donald Trump? 

Diskutimi i madh rreth lajmeve të rreme rrezikon errësimin e një diskutimi kritik të një lajmi të vërtetë dhe se sa mirë e trajtojnë organizatat e lajmeve rolin e tyre publik.  Disa kompani te mëdha mediatike kanë bërë një punë parimore dhe të guximshme. Disa të tjerë jo. Kërkimet mbi thashethemet për lajmet online dhe offline u sugjerojnë njerëzve të “improvizojnë lajmin” veçanërisht në kohë krizash kur lajmet konvencionale mund të jenë të pakta ose nuk u përgjigjen pyetjeve të njerëzve.

  • Përse shumë njerëz (në SHBA rreth 40%) nuk i besojnë lajmit real dhe në disa raste nuk pranojnë që lajmi real është shumë më i ndryshëm nga lajmi i rremë, ose shumë më shumë i besueshëm se lajmi i rremë? 

Si një kërkues i medias dhe si dikush i cili personalisht beson në vlerat publike e gazetarisë, jam i shqetësuar se fokusi mbi një target të thjeshtë të miratimit moral, lajmet e rreme na zhvendosin vëmendjen nga fakti, se shumë njerëz mendojnë se një mori lajmesh janë të pabesueshme dhe shpesh larg problematikave reale të shoqërisë.

  • A janë rezultatet e proceseve politike, si referendumi në Britaninë e Madhe, në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA,  produkt i fake news?  

Të fajësosh adoleshentët maqedonas, të cilët kanë bërë disa lajme për të nxjerrë bukën e gojës, propagandën ruse, dhe, algoritmet e errëta të kompanive të fuqishme dhe përfituese për rezultatin e zgjedhjeve do të thotë “të mos e shohësh realitetin në sy”  dhe të kuptosh se këto rezultate janë shkaktuar nga proceset më themelore politike, sociale dhe ekonomike.

Të kesh një qasje optimiste mbi lajmin e rremë, mund të na sugjerojë se pyetjet të rëndësishme rreth medias dhe demokracisë sot duhet të ngrihen mbi lajmin e vërtetë. Sepse, lajmi i vërtetë, i cili mund të ndërtohet nga burime thellësisht politike prek më shumë njerëz, ndikon në komunitete sociale dhe në raste të caktuara cenon dhe vlerat shoqërore.