Kryesore Fakte të reja nga atentati ndaj prokurorit, shoqërohen më shumë se 10...

Fakte të reja nga atentati ndaj prokurorit, shoqërohen më shumë se 10 persona

Të paktën 10 persona janë shoqëruar që prej mbrëmjes së djeshme, në policinë e Durrësit, pas atentatit që ju bë mjetit me të cilin udhëtonin, prokurori Arjan Ndoji dhe dy miqtë e tij.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se ndër të shoqëruarit janë dhe dy personat me të cilët 3 personat kanë drekuar ditën e djeshme në një restorant në zonën e plazhit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e prokurorit Ndoji dhe Aleksandër Laho është pa rrezik për jetën, ndërsa aktualisht ndodhen në repartin e reaminacionit për trajtim mjekësor. Forca të shumta policie mbajnë nën vëzhgim të lënduarit e atentatit Pjesë e hetimeve ku është përqendruar vëmendja e grupit hetimor është dhe mjeti që u gjet i braktisur në Shkafanë (Ishëm), brenda të cilit u gjetën dy armë automatike dhe dy maska, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat.