Kulturë Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të...

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Marrëveshja e firmosur nga Dekani i FHF-së, Sabri Laçi dhe drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, synon përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë ndër të rinj, si dhe promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.

Të dyja palët u dakordësuan për të shkëmbyer botime të institucioneve respektive, organizimin e ligjëratave të hapura me studentë në fushën e librit, ofrimin e ekspertizës të personelit akademik të FHF-së për recensa apo konsulencë, si dhe kryerjen e shkëmbimeve dhe angazhimin e studentëve në projektet e QKLL-së.