Kuriozitete Faleminderit JAL, që më ndihmon të shmang bebet qaramane gjatë fluturimit

Faleminderit JAL, që më ndihmon të shmang bebet qaramane gjatë fluturimit

Çdo udhëtar ka gjëra që e bezdisin, por fëmijët që qajnë në avion janë një kokëçarje pothuajse për të gjithë.

Por Japan Airlines, me sa duket po mundohet t’i japë zgjidhje këtij problemi për pasagjerët e saj.

Kur rezervoni vendin tuaj kompania tani ju ofron paraprakisht informacionin ku janë ulur pasagjerët me fëmijë duke ju dhënë mundësinë t’u qëndroni larg.

Në faqen zyrtare të kompanisë ajrore theksohet:

“Për pasagjerët që udhëtojnë me fëmijë midis 8 ditë dhe 2 vjeç në faqen e internetit JAL, do të shfaqet një ikonë fëmije në ndenjëset e tyre në ekranin e zgjedhjes së ndenjëseve”.

Kjo do të jetë një ndihmë për udhëtarët që duan të shmangin foshnjat, pasi pasagjerët e tjerë e kuptojnë se ku është ulur një fëmijë.

Një individ e bëri nismën virale në Twitter, pas një eksperience, me sa duket, të qetë fluturimi.

Ai shkroi: “Faleminderit, @JAL_Official_ për paralajmërimet se ku ka foshnje që kanë planifikuar të ulërasin e të bërtasin gjatë një udhëtimi 13 orësh”.

Ju lutem, kijeni parasysh se @qatarairways, veç dy javë më parë kam pasur 3 bebe që ulërinin pranë meje gjatë fluturimit JFK-DOH”.

Por përpara se të gëzoheni shumë, kini parasysh se Japan Airlines paralajmëron që “harta e fëmijëve” nuk do të shfaqet në situata të caktuara.

Ajo funksionon vetëm për prenotimet e bëra përmes faqes së internetit JAL dhe ikonat nuk do të shfaqen nëse avioni ndryshohet.

Nga ana tjetër nëse jeni duke udhëtuar me fëmijë të vogël, JAL ofron një numër shërbimesh për ta bërë përvojën tuaj më të mirë. Linja ajrore siguron karroca me qira në aeroport, dhe do të pranojë karrocat e fëmijëve si bagazh pa pagesë.

Pasagjerët që udhëtojnë me foshnje gjithashtu gëzojnë përparësi teksa hipin në avion; iu ofrohet ujë i nxehtë për biberona, si dhe mundësi për ndryshimin e pelenave në avion – raporton CNN.