Aktualitet “Faleminderit që shërove gjyshin tim”, mesazhe mirënjohjeje për mjekët e Infektivit

“Faleminderit që shërove gjyshin tim”, mesazhe mirënjohjeje për mjekët e Infektivit

Pas shumë ditësh intensive në Spitalin Infektiv ku shihje ambulanca që sillnin njerëz të cilët dyshoheshin për Covid-19, duket se sot ka rënë një qetësi. Këtë mesditë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 6 raste të reja, një shifër kjo e ulët nga ditët e mëparshme.

Në gardhin rrethues të Spitalit infektiv që tregon ndalimin e personave jo të autorizuar, është varur një banderolë e re. Në një çarçafë të bardhë  janë varur disa mesazhe falenderuese ndaj stafit mjekësor.

“Të falenderoj nga zemra që shërove gjyshin tim…”, thuhet në një nga mesazhet e vendosura në banderolë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.