Politika Falsifikim rezultatesh në zgjedhjet e 25 Prillit, Prokuroria e Elbasanit lëshon 8...

Falsifikim rezultatesh në zgjedhjet e 25 Prillit, Prokuroria e Elbasanit lëshon 8 urdhërarreste

Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një operacion për persona të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Janë firmosur 8 urdhërarreste, konkretisht për Erald Karriqi, Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Eduart Zito, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim rezultati në zgjedhjet e 25 Prillit.

Njoftimi i Prokurorisë Elbasan:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal Nr.16, datë 05/01/2022, ndaj personave nën hetim;

1- Erald Karriqi, Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Eduart Zito, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla.

Këto persona dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, në formën e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal, duke shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale,më datë 21/06/2022, emrat e tyre si persona ndaj të cilëve zhvillohen hetime.

Ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se, personat nën hetim Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltion Bajrami dhe Eduart Zito, numerus ne QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe personat nën hetim Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla numërues në QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementet e veprës penale penale të “Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”,të parashikuara nga neni 326/2 e 25 të Kodit Penal.