Aktualitet Falsifikonte dokumente me destinacion Anglinë, arrestohet 38-vjeçari

Falsifikonte dokumente me destinacion Anglinë, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar që falsifikonte dokumenta.

Eduart Tafçiu ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit.

Hetimet ndaj tij kanë nisur që në korrik të 2017, për veprën penalë të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ai merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyrë të paligjshme me destinacion Anglinë.

Gjatë arrestimit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjete, 2 laptop dhe një DVR, një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente, shumën prej 30.000 lekë të reja, tre aparate celulari, një pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV, 5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm, një faturë Exchange blerje eurosh dhe dy formate letre me shënime dore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.