Extra Familja që është ofruar për të eksperimentuar vaksinën e COVID-19

Familja që është ofruar për të eksperimentuar vaksinën e COVID-19

Njerëzit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për ta kaluar karantinën e COVID-19. Disa u janë kthyer pasioneve të vjetra, disa kanë pastruar shtëpitë, ndërsa kjo familje britanike ka zgjedhur të ofrohet si kavje për vaksinën ndaj koronavirusit.

Katie Viney, burri i saj, Tony, the vajza, Rihannon, po e kalojnë karantinën në shtëpinë e tyre në Oksford të Anglisë. Por ata nuk duan të rrinë duarkryq, ndaj vendosën të bëhen pjesë e provave njerëzore për vaksinën e mundshme të koronavirusit.

“Shumë njerëz kanë kontribuuar. Unë nuk jam infermiere, nuk jam doktoreshë, ndaj mendova të kontribuoj në këtë mënyrë”, tha për Euronews 19-vjeçarja Rhiannon.

Si familja Viney janë rreth 1000 vullnetarë që janë ofruar të bëhen pjesë e eksperimenteve të Universitetit të Oksfordit.

Qeveria britanike i ka shtuar fondet e kërkimeve me 94 milionë euro, jo vetëm në Oksford por edhe në një tjetër provë klinike që po kryhet në “Imperial College London”.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë dozën e vaksinës dhe nëse provat dalin me sukses, qeveria do të nisë prodhimin për 30 milionë banorë që në shtator të këtij viti.

Viney-t thonë se nuk kanë pasur asnjë efekt anësor deri tani, dhe se nuk janë aspak të shqetësuar, teksa shpresojnë që eksperimenti të dalë me sukses.

Universiteti i Oksfordit ka bërë një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca, e cila do ta prodhojë e do ta shpërndajë vaksinën në të gjithë botën, nëse realizohet me sukses.

Ekipi i shkencëtarëve pret rezultate përafërsisht brenda gjashtë muajve.