Showbiz Fanny Neguesha, çmend fansat edhe pa Balotelin

Fanny Neguesha, çmend fansat edhe pa Balotelin

Nëse çdo ndarje harrohet, kush e di nëse Mario Baloteli po e qan akoma marrëdhënien me Fanny Neguesha-n, modelen seksi, e cila ndez me transparencat e saj mbrëmjet e ftohta londineze me një ‘body’ dhe një fund të zi, ndërsa shfaq në rrjetet sociale të gjithë epshin e saj erotik mes bikinit dhe veshjeve intime.

Shumë e bukur dhe provokuese, kështu është prezantuar ish-e dashura e Mario Balotelit në profilin e saj në Instagram, ku alternon foto me kostum së bashku me miqtë, apo edhe në bordin e një pishine.

Po ashtu, nuk ka kaluar pa u vënë re fotoja, ku ajo mbështetet në një Bentley, duke sfiduar dimrin me një ‘body’ të zi me dekolte dhe me një fund transparent, që lë hapur format e fundshpinës së saj.

Sipas të mirinformuarve, SuperMario dhe Neguesha, kanë nisur të frekuentohen sërish pas ndarjes në vitin 2014, por për momentin, e vetmja dashuri e Balotelit që jeton në dritën e diellit, është ajo për fëmijën e tij që ka pasur nga marrëdhënia me Raffaella Fico-n.