Aktualitet “Fast & Furious” në Vlorë; Drejtori i mjedisit i dehur në timon...

“Fast & Furious” në Vlorë; Drejtori i mjedisit i dehur në timon aksidenton 11 makina

Drejtuesi i këtij mjeti mund ta konsiderojë veten me fat.

I dehur në timon mbrëmjen e së mërkurës u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën transballkanike në Vlorë.

Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorë, drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool dhe ka humbur drejtimin e mjetit.

Vetë ai ka shpëtuar me lëndime të lehta, por dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha.