Horoskopi Fati do të drejtohet te karriera dhe paratë, Meri Shehu zbulon shenjat...

Fati do të drejtohet te karriera dhe paratë, Meri Shehu zbulon shenjat më me fat të muajit maj

Kalimi i Jupiterit në Dem do të favorizojë më shumë shenjat e Tokës. Në renditjen e shenjave për muajin Maj sipas Meri Shehut në “Rudina”, fati dhe vëmendja do të drejtohet më shumë te karriera dhe paratë. Data 7 është e bukur për dashurinë, ndërsa data 20 mund të ketë prapaskena e probleme.

12- Binjakët

Nuk kanë pse të thonë se ua bëj kastile, por Jupiteri në Dem është në shtëpinë e 12-të për ta dhe do të thotë që fillon një vit parapërgatitor për ta për t’u çliruar në 2024. Atëherë fillon viti i Binjakëve dhe që të shkëlqejnë tani kanë një situatë parapërgatitore. Është një fazë projektesh pune, shëndetësore, duan të marrin më shumë fuqi, të çlodhen, të shohin shëndetin mendor, të merren me punën, të rregullojnë prapaskenat, mënyrën si mendojnë se funksionon puna e tyre ose të rregullojnë diagonalen e lidhur me përditshmërinë dhe punën e shëndetin. Kemi një çështje pune të rëndësishme në datën 5 me hënën e plotë në Akrep që mund ta marrin si energji pozitive. Kanë patur Afërditën në shenjën e tyre, nuk kanë qenë keq nga paratë, por fillojnë të marrin një ngritje ekonomike pas datës 7.

11- Shigjetari

Janë shenja përballë Binjakëve, ndikohen në të njëjtin rang. Jupiteri në Dem në datën 16 iu jep tendenca të fuqishme në lidhje me punën, duhet të avancojnë me të por avancojnë më shumë ose sa duhet, pa kujdes ose shpenzojnë shanset e punës, energji ditore më shumë se sa duhet dhe mund të kemi hilenë që gjërat mbeten në prapaskenë si çështje shëndetësore të padukshme e të dukshme që i bën mos të kenë vëmendjen e duhur dhe t’i anashkalojnë. Duhet t’i masin mirë gjërat, të mos bëhen më optimistë se sa është e nevojshme me punën dhe shëndetin. Çështjet e punës  janë shumë të rëndësishme, do ndryshohen për shkak të fazave në diagonalen Akrep-Dem. Lidhur me ekonominë nuk do jenë keq sepse Jupiteri do iu japë shumë punë e para, por nuk do dijnë si ta menaxhojnë. Në dashuri, ky muaj nis të qetësohet pas datës 7. Dashuritë pasionante e romantike do u duan më shumë, ndërsa ekonomia merr një ngritje më pozitive pas kësaj date.

10- Akrepi

Janë në këtë pozicion sepse diagonalja Akrep-Dem dominohet shumë këtë muaj dhe Jupiteri u del përballë. Do të varen më shumë nga të tjerët se sa nga vetja. Do ketë bashkëpunime të mëdha, martesa,  ndarje, kurorëzime, por të tjerët do mund të fillojnë të marrin më shumë dominancë ose duhet ta ruajnë shumë veten që të jenë të aftë ta meritojnë vëmendjen dhe bashkëpunimin. Ekonomia pas datës 7 është shumë e mirë, shumë e fuqishme. Me shëndetin duhet të kenë kujdes sepse Hëna e plotë në Akrep në datën 5 iu jep shumë fuqi, i bën melankolikë. Dashuria është në fokus shumë të mirë pas datës 7, do kenë propozime shumë të mira dhe do shkojnë shumë mirë në jetën erotike. Mërkuri i kundërt deri në datën 15 bën që disa marrëdhënie nga e kaluara të ndërlikohen në jetën e Akrepit.

9- Peshorja

Largohet Jupiteri nga përballja me ta, ngrihen një gradë më lart  dhe fokusohen në çështjet ekonomike. Janë një nga shenjat që te paratë do varen nga të tjerët, bashkëshortëve, partnerëve, bashkëpunimeve ose dhurimeve, trashëgimive dhe janë në pritje të apsurive të mëdha. Është pak Mërkuri i kundërt dhe nuk shohim ndonjë sqarim të mirë të mundshëm, por pas datës 15 fillon një epokë e mirë ekonomike dhe Afërdita në Gaforre iu jep shansin për një çështje familjare e cila fillon e rregullohet, bashkëjetesë të mirë. Në shëndet nuk kanë probleme të konsiderueshme.

8- Peshqit

Janë nga shenjat e Ujit që me Jupiterin në Dem favorizohen më shumë dhe do kenë plane e udhëtime të rëndësishme, shkolla të mira, punë intelektuale. Të kenë kujdes me problemet ligjore. Me shëndetin rikthehen probleme që mund të kenë pasur lidhur me gjymtyrët dhe deri në datën 15 duhet të kenë kujdes. Dashuria është në një periudhë me njohje të mira dhe takohen në udhëtime, banka, fshatra sepse Jupiteri i kap në shtëpinë e tretë që lidhet me natyrën e udhëtimet e shkurtra. Ana ekonomike është shumë e mirë deri në mes të Maj.

7- Gaforrja

Në datën 7, Afërdita e ëmbëlson shumë jetën e tyre dhe Jupiteri në Dem i bën të jenë të mbrojtura dhe të kenë hapësira shumë të mira. Të kenë kujdes në fund të muajit nga një shpenzim i paparë ose dhunim i çështjeve ekonomike, vihen në një ekstrem mendimesh e ndjenjash dhe do shpenzojnë para.  Ndërkohë do kenë lajme të mira erotike, shumë dashuri të mëdha pasionante. Me shëndetin nuk kanë probleme të konsiderueshme dhe paratë favorizohen pas datës 7.

6- Dashi

Jupiteri ikën nga shenja e tyre, e kanë deri në datën 16 dhe mund ta shfrytëzojnë të lindurit në 10-ditëshin e fundit pastaj do merren me ekonominë. Gjithë Majin dhe gjithë vitin do flasin vetëm për të, por ky muaj është një tërmet i fuqishëm në çështjet ekonomike dhe do kenë ndryshime të mëdha. Me paratë ata tentojnë për shumë mirë, por do marrë kohë derisa të stabilizohen sepse do kenë një ndryshim të madh. Çështjet familjare janë të mira, bashkëjetesa e martesa mdërsa në shëndet fillojnë çlodhen.

5- Ujori

Gjithë muaji Maj do jetë me eklipse te ndikimi i Ujorit sepse hëna e plotë në Akrep ndikon fuqishëm në karrierë. Presin një ndryshim të madh pune dhe në mënyrën e jetesës, në familje, do ikin jashtë vendit, do marrin vendime të rëndësishme. Nuk kanë probleme shëndetësore, madje fillojnë ringrihen dhe merren më shumë me karrierën e familjen. Dashuria është drejt një përmirësimi të madh dhe një evenimenti të fuqishëm kurorëzimi, fejesë apo martesë. Janë në një fazë të mirë për paratë, do fillojnë të marrin prona, shitblerje pasurish të patundshme ose do fuqizohen nga trashëgimi të ndryshme.

4- Bricjapi

Si shenjë Toke favorizohen shumë nga Jupiteri në Dem sepse ikën nga Dashi që i kompromentoi në çështjet familjare dhe shkaktoi debate të mëdha. Afërdita në Gaforre përballë shenjës së tyre krijon mundësi për një fejesë, martesë, bashkëjetesë, bashkëpunim ose kontratë pune që duhet firmosur pas datës 16 Maj sepse është Mërkuri i kundërt dhe e kaluara i pengon të jenë të lirshëm psikologjikisht. Shpëtojnë nga probleme të mëdha në shëndet sidomos pas datës 15 dhe ndihen më të mbrojtur pas mesit të Majit. Dashuria është shumë mirë, kompromentohet bukur me fejesa e martesa ose i japin përparësi partnerit, dalin nga uni e ftohtësia e vet dhe partneri i josh në një marrëdhënie të këndshme. Kini kujdes me shpenzimet, sidomos pas datës 20 me Marsin që hyn në Luan që edhe për ta mund të jetë një thembër Akili e vështirë. Aty ku mendojnë se janë më të  fortë, mund t’i godasë dikush.

3- Virgjëresha

Është një nga shenjat e Tokës që favorizohet më shumë nga Jupiteri në Dem, sidomos në çështje erotike e  pune, mund të rregullojë jetën e vet dhe është një vit që shumë Virgjëresha do marrin avantazhe të mëdha. Eklipset në Akrep janë të rëndësishme për ndryshime neutropie, shoqërie, të fokusohen te pamja e jashtme ose punë që kanë një thelb, kemi një ndryshim të mënyrës së përditshme të të jetuarit. Kanë përmirësime në shëndet, por kujdes pas datës 20 sepse ka një problematikë. Kemi martesa, fejesa të mira dhe paratë ecin mirë.

2- Demi

Jupiterin do ta kenë në shenjën e tyre por do u japë forca të tilla që do iu duket sikur nuk është fat por mallkim. Shëndeti është mirë por mund të nxjerrë në pah problematika që do të rregullohen. Rregullojnë jetën e tyre personale, ndahen ose martohen. Paratë vitin tjetër bëhen më mirë por ky muaj ka stabilizim.

1- Luani

Jupiteri është në kornizë të shenjës së tyre, në shtëpinë e 10-të. Shkëlqejnë në dashuri e karrierë, do të  jetë viti që do iu japë famën, do i kurorëzojë aty ku s’e prisnin, famë, karrierë dhe pasione e talente të mëdha mund të dalin në pah. Kujdes në datën 20 sepse do të kenë një prapaskenë të madhe e të keqe. Do marrin para sepse do fokusohen në karrierë dhe do kenë vlerësimin e tyre.