Opinione Fati i Europës është vulosur tashmë

Fati i Europës është vulosur tashmë

Nga Joseph C. Sternberg*

Shkencëtarët në të gjithë botën kanë punuar jashtë orarit për të zbuluar sa më shumë për Covid-19, megjithatë virusi mbetet një panjohur e madhe. Ende nuk e dimë me siguri nëse kjo është vetëm një krizë mjekësore, apo edhe një krizë e sistemit shëndëtësor

Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerësisht se uria lind nga gabimet politike dhe shpërndarja e padrejtë e furnizimeve të bollshme ushqimore, jo sepse të korrat nuk prodhojnë shumë.

Ky është edhe konteksi i Covid-19: Ai është i patrajtueshëm, por shumë sisteme shëndetësore po përpiqen të gjejnë një trajtim efektiv. Megjithatë kjo bëhet gjithnjë e pamundur.

Mjekët në Itali e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të trajtuar raste të rënda, të tilla si përdorimi i ventilatorëve në njësitë e kujdesit intensiv. Por spitaleve u mungojnë shtretërit dhe pajisjet për të përballuar fluksin e pacientëve.

Italia nuk ka mjekë të mjaftueshëm as për t’u përpjekur të përballuar më shumë se 20 mijë pacientë me koronavirus. Pacientët e sëmurë vuajnë në korridoret spitalore për shkak të mungesës së shtretërve, pacientët që marrin shërim nxirren sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të rraskapitur (dhe nganjëherë të sëmurë) mjekët dhe infermierët nuk mund të mbledhin as energjinë për të pritur të sëmurë të tjerë.

A është kjo krizë në sistemin shëndetësor rezultat i ashpërsisë së koronavirusit, apo i dështimeve afatgjata për të investuar në sistemin italian të kujdesit shëndetësor?

Italia mbetet ndër vendet e tjera të mëdha europiane në sigurimin e shtretërve spitalorë të kujdesit akut, me 2.62 shtretër për 1.000 banorë që nga viti 2016. Në Gjermani kjo shifer është 6.06 dhe në Francë dhe Holandë përkatësisht 3,15.

Si rezultat, autoritetet britanike kanë adoptuar një qëllim politik shumë specifik në qasjen e tyre ndaj Covid-19. Qëllimi nuk është të parandalojnë përhapjen e virusit nëpër popullatën e përgjithshme, që është një përfundim i pashmangshëm, por të përballojë nurmin e të infektuarve.

Sistemi shëndetësor britanik nuk është më i përgatitur se ai në Itali. Në dhjetor, vetëm 80% e pacientëve në dhomën e urgjencës u trajtuan brenda katër orësh nga mbërritja në spital.  Këto dobësi në sistemet e kujdesit shëndetësor në Europë kërkojnë më shumë studim sesa mund të sigurojë një analizë gazetareske.

Megjithatë, disa gjëra mund të kuptohen qe në fillim. Si SHBA-ja ashtu edhe Italia janë më të varura nga financimi i drejtpërdrejtë i qeverisë për kujdesin shëndetësor sesa është Franca apo Gjermania.

Qeveria kishte dhënë 79% të shpenzimeve totale të kujdesit shëndetësor në SHBA në vitin 2017 dhe 74% në Itali. Gjermania dhe Franca të dy mbështeten në skemat e sigurimit të detyrueshëm shëndetësore dhe ndërhyrjeve qeveritare, por shpenzimet e plota të qeverisë arrijnë në vetëm 6% të shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore në Gjermani dhe 5% në Francë.

Politikanë kanë marrë tashmë vendime që mund të vulosin fatin e përballimit të koronavirusit dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me karantinat ose kufizimet në udhëtime ose tubime të mëdha. Tanimë  gjithçka është në dorën e mjekëve dhe sistemeve shëndetësore të çdo vendi.

*Wall Street Journal