Kuriozitete Fati nuk është gjithmonë i verbër, i mbijeton kancerit dy herë, fiton...

Fati nuk është gjithmonë i verbër, i mbijeton kancerit dy herë, fiton 4.5 milionë dollarë

Jeta rezervon gjithmonë surpriza, nga më të pakëndshmet tek ato më befasuese, dhe Stu Mac Donald, një amerikan nga Oregoni, e di mirë këtë.

Jeta nuk kishte qenë me fat me të, dhe gjatë viteve kishte kaluar me sukses dy herë kancerit, duke mos u dorëzuar kurrë, edhe pse i lodhur fizikisht dhe financiarisht.

Edhe për këtë arsye, Stu dhe bashkëshortja Klaudia blinin çdo javë një biletë të lotarisë së Oregonit, në shpresë të një mrekullie. Dhe fati ishte me to këtë muaj, kur bileta e blerë rezultoi ajo fituese, duke e shndërruar çiftin e pafat në një familje milionere.

Janë 4.5 milionë dollarët të fituar, (gjysma, duke hequr taksat), që do të lehtësojnë gjendjen e Stu-së dhe familjes së tij dhe na bën të ëndërrojmë që ndonjëherë fati nuk është krejtësisht i verbër.