Extra Fati vjen atëherë kur nuk e pret! Me 100 euro siguron një...

Fati vjen atëherë kur nuk e pret! Me 100 euro siguron një pikturë të Picasso me vlerë 1 milion euro

Fati vjen atëherë kur nuk e pret! Një qytetare italiane, me vetëm 100 euro ka arritur të fitojë një pikturë të artistit spanjoll, Pablo Picasso vlera e së cilës kap shifrën 1 milion euro.

Rreth 51.000 bileta që kushtonin 100 euro u shitën në ankand e duket se fatlumja ishte një italiane e cila e kishte marrë biletën si një dhuratë.

Rreth 29% e biletave u shitën në Francë, e ndjekur nga SHBA dhe Zvicra.

Piktura që ajo fitoi është realizuar në kanavacë nga artisti në vitin 1921, njohur ndryshe ‘Nature morte’.

Është një vepër arti relativisht e vogël (23 cm me 46 cm), por vlera e saj është shumë e madhe.

Nga ankandi i zhvilluar u mblodhën 5.1 milionë euro, 900.000 prej të cilave do të shkojnë për koleksionuesin miliarderë të Monakos David Nahmad i cili siguroi veprën, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për projekte për te siguruar ujë të pastër në shkolla dhe fshatra në Madagaskar, Marok dhe Kamerun.

Pas një pauze 6-vjeçare nga dy ankandet e para për veprat e Picassos, organizatorët shpresojnë të zhvillojnë evente te tilla çdo vit.

Çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një vepër arti e Picasso u regjistrua në maj 2015, kur shtëpia e ankandit ‘Christie’s’ shiti veprën “Les Femmes d’Alger” për 179.4 milionë dollarë.