Kryesore Fatmir Xhafaj, Orlando Rakipi dhe Luçiano Boçi do të jenë pjesë e...

Fatmir Xhafaj, Orlando Rakipi dhe Luçiano Boçi do të jenë pjesë e Parlamentit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë në 6 qarqe në gjithë vendin, ndërsa vijon në 6 zonat e tjera zgjedhore.

Deri më tani vetëm tre kandidatë që gjenden jashtë listave fituese të partive kanë mundur ta thyejnë herësin dhe të fitojnë të drejtën për të marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e ardhshëm.

Ata janë Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi nga Partia Socialiste dhe Luçiano Boçi nga Partia Demokratike.