Aktualitet Fatos Tushe apelon vendimin, kërkon masë më të butë sigurie

Fatos Tushe apelon vendimin, kërkon masë më të butë sigurie

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë për lënien e tij në qeli.

Përmes avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milionë lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.