Kryesore “Faturat e bixhozit në Monte Carlo me çfarë i bëtë?”, Rama zbulon...

“Faturat e bixhozit në Monte Carlo me çfarë i bëtë?”, Rama zbulon prokurorin e lidhur me grupet kriminale

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare. Duke folur për çështjen e negociatave, Rama tha se Reforma në Drejtësi është një prej kritereve kryesore dhe kërkoi pastrimin e drejtësisë nga të inkriminuarit.

Ai përmendi edhe një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale.

“Thonë këta, çfarë është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë.

Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po s’e arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që se bën qeveria po e bën drejtësia”, deklaroi kryeministri