Bota Fauci do të jetë pjesë e administratës së Biden

Fauci do të jetë pjesë e administratës së Biden

Dr.Anthony Fauci

Eksperti i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, do të jetë pjesë dhe e administratës së presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden për çështjen e pandemisë.

Lajmin e bëri të ditur ai vetë për mediat, kur tha se është takuar me shefin e ardhshëm të shtabit të Biden, Ronald Klain, dhe se planifikon të takohet me anëtarët e tjerë të ekipit Biden online.

“Pak rëndësi ka roli im në këtë administratë, përballë situatës emergjente me pandeminë që po kalon vendi”, tha Fauci.

“Sot, do të jetë dita e parë, ku do të ketë diskutime thelbësorë në lidhje me tranzicionin midis meje dhe ekipit të Biden”, shtoi Fauci.