Extra “Federer është në tarracën tonë”, kampioni surprizon dy tenistet e reja që...

“Federer është në tarracën tonë”, kampioni surprizon dy tenistet e reja që u bënë të famshme gjatë karantinës

Gjatë pandemisë, në krahinën e Liguria-s në Itali, Vittoria dhe Carola, u bën të famshme sepse e kalonin karantinën duke luajtur tenis në tarracat e shtëpive.

Dy vajzat që kanë idhull Roger Federer, u surprizuan nga legjenda e tenisit, me të cilin kaluan momente të paharrueshme.

Kampioni zviceran iu bashkua lojës mbi tarracat e shtëpive, firmosi autografe dhe në fund i dhuroi vajzave abonimin veror për Akademisë e Tenisit të Rafael Nadal, një prej rivalëve të tij më të mëdhenj në fushë, me të cilin janë edhe miq të mirë.