Shëndet Fëmijëria e vështirë dëmton trurin

Fëmijëria e vështirë dëmton trurin

Fëmijëria e vështirë dëmton seriozisht trurin. Në rastet e braktisjes, ndrydhje të forta, mungesë kurimi pasojat janë të përhershme për trurin e fëmijëve, kryesisht në reduktimin e volumit cerebral.

Ky është rezultati i një studimi të bazuar në skanimet cerebrale të dhjetëra fëmijëve nga jetimorja “Caushescu” në Rumani, të cilët, sot në moshë të rritur, vitet e para të jetës i kaluan në këtë institute gjatë regjimit komunist.

Kushtet në këto struktura, mungesa e ujit e energjisë elektrike, sëmundjet e pa kuruara, mungesa e ushqimit, injorimi i nevojave emocionale etj, lanë pasoja tek të gjithë ata fëmijë që u rritën aty.

Sipas statistikave, ishin rreth 100 mijë fëmijë që u rritën në këto kushte. Universiteti King College London ka analizuar deri tani 67 jetimë rumunë të atyre viteve, të adoptuar më pas nga familje britanike.

Nga të dhënat rezultoi se ata fëmijë kishin një volum cerebral rreth 9% me të ulët se bashkëmoshatarët e tyre dhe kjo shoqërohej me diferenca strukturore në tre zona të trurit, që janë përgjegjëse për organizimin, motivimin dhe ndërveprimin mes informacionit dhe memories.

Pra mungesat e theksuara thelbësore dhe stresi apo ankthi kronik gjatë fëmijërisë ndikon mjaft negativisht në tru, duke shkaktuar dëme që zgjasin për gjithë jetën.