Sport Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso, do të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm.

39-vjeçari spanjoll u largua nga Formula 1 në vitin 2018 dhe aktualisht është duke garuar në Indianapolis 500 me McLaren.

Nga sezoni i ardhshëm, Alonso pritet të jetë shok skuadre me Esteban Ocon, duke zëvendësuar australianin Daniel Ricciardo, i cili do të kalojë te McLaren në fund të këtij sezoni.

Pasi fitoi dy herë 24 Orët e La Manshit, një herë Dajtonën dhe pasi provoi të garojë në Indianapolis dhe Dakar, spanjolli kthehet në Formula 1, ku pritet të qëndrojë deri në vitin 2022.