Sport Fernando Torres tërhiqet nga futbolli

Fernando Torres tërhiqet nga futbolli

Fernando Torres ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Sulmuesi i famshëm spanjoll e dha lajmin nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale.

“Ka ardhur koha t’i jap fund karrierës sime. Në datën 23 qershor do të dal në konferencë shtypi në Tokio, aty ku do të tregoj më shumë detaje dhe do u përgjigjem pyetjeve tuaja”, tha ish-futbollisti i Atletico Madrid dhe kombëtares spanjolle.

“El Niño” Torres debutoi me Atletico Madrid në 27 maj 2001. Në 2007 u transferua te Liverpool, ku shkëlqeu nën drejtimin e Rafa Benitez, ndërsa një vit më vonë shënoi golin e vetëm të ndeshjes në finalen e Evropianit të vitit 2008, aty ku Spanja mposhti Gjermaninë.

Me kombëtaren spanjolle fitoi edhe Botërorin e vitit 2010 dhe Europianin e vitit 2012.

Më pas luajti edhe për Chelsea (ku fitoi Champions League), Milan dhe u kthye te Atletico, për të mbyllur më në fund karrierën në Japoni, me skuadrën Sagan Tosu.