Sport Ferrari triumfon në shtëpi pas 9 vitesh, Leclerc spektakolar

Ferrari triumfon në shtëpi pas 9 vitesh, Leclerc spektakolar

Charles Leclerc ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Formula 1, duke rikthyer te fitorja Ferrarin në Çmimin e Madh të Monza-s pas 9 vitesh.

Piloti i talentuar francez realizoi një garë fantastike në pistën e shtëpisë për Ferrarin. Ai u nis i pari dhe e ruajti këtë pozicion deri në finish. Presioni i makinave Mercedes ishte i madh, me Hamilton që i qëndroi francezit për disa xhiro shumë pranë, në një distancë më pak se një sekondë, por piloti i Ferrarit ishte i pakalueshëm, duke treguar vlera të mëdha.

Në fund, Hamilton u kalua edhe nga Bottas, pasi u fut në bokse vetëm 3 xhiro para fundit, duke marrë vendin e tretë në podium.

Sa i përket pilotit gjerman të Ferrarit, kjo ishte një garë tjetër për t’u harruar. I nisur nga vendi i katërt, Vettel dëmtoi makinën pasi doli nga pista e në fund u rendit vetëm në vendin e 14-të.