Politika Festa e Pavarësisë së Shqipërisë/ Dy ura në Stamboll do të ndriçohen...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë/ Dy ura në Stamboll do të ndriçohen kuq e zi deri nesër në mëngjes

Në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, surpriza vijnë jo vetëm nga diaspora shqiptare, por edhe nga Turqia.

Pasi kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar do të ndriçohen edhe dy ura në Stamboll.

Urat do të qëndrojnë të ndriçuara kuq e zi deri në orët e para të mëngjesit.

Kujtojmë se në Stamboll, por edhe në mbarë Turqinë, ka shumë shqiptarë, e numri i tyre shtohet edhe më shumë, nëse llogarisim personat që janë me origjinë shqiptare e jetojnë në shtetin turk.

Gjesti miqësor është edhe paradoksal, pasi pikërisht nga Perandoria Osmane, Shqipëria shpalli Pavarësinë.

Urimi tjetër i veçantë ka ardhur nga Dubai. Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa, është veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi për rreth 2 minuta.