Bota Festat e fundvitit, lehtësohen masat kundër COVID në Greqi

Festat e fundvitit, lehtësohen masat kundër COVID në Greqi

Autoritetet greke kanë vendosur që gjatë festave të fundvitit të lehtësojnë në mënyrë të kufizuar masat anti-COVID-19.

Duke nisur nga dita e hënë do të rihapen parukeritë dhe libraritë, dyqanet me pakicë do të vijojnë me shërbimin e porositë online.

Kishat do të hapen vetëm në Ditën e Krishtlindjes dhe Epifanisë me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse. Udhëtarët që fluturojnë në Greqi nga 18 dhjetor – 7 janar do të duhet të hyjnë në një karantinë të detyrueshme 3-ditore si dhe të paraqiten me një test të shpejtë anti-gjeni në aeroport dhe të kenë një test negativ PCR.

Nga 13 dhjetor deri në 7 janar, shtetrrethimi në të gjithë vendin do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit. Lëvizja lejohet vetëm me lejen e qeverisë, e cila mund të dërgohet me mesazh.

Një lehtësim i tillë i masave u mor teksa autoritetet bën me se numri i pacientëve të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv po zvogëlohet.