Aktualitet Fier, eksploziv automjetit, plagoset drejtuesi

Fier, eksploziv automjetit, plagoset drejtuesi

Një sasi eksplozivi e vendosur në një makinë ka shpërthyer pasditen e kësaj të shtune në Fier, në lagjen “Kryengritja”.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur mjeti “BMW” me targë “AA 252 NM” ka qenë në lëvizje.

Pronari i mjetit, që në momentin e shpërthimit ishte në timon, ka mbetur i plagosur tek këmbët e tij.

Ai është identifikuar si Armando Sula, 34 vjeç dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Fierit.

Një grup i posaçëm i ngritur nga Drejtoria lokale e Policisë ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.