Aktualitet Çmenduri në Fier, gjuajnë me armë në spital, ka të plagosur

Çmenduri në Fier, gjuajnë me armë në spital, ka të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.

Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës së Spitalit dhe ka qëlluar me arme.

Sipas dëshmitarëve pranë spitalit Fier mësohet se autori i armatosur ka hyrë në urgjencë dhe ka qëlluar mbi 3 persona të tjerë.

Si pasojë e të shtënave, 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dëshmive të para mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet e spitalit.

Për ngjarjen mësohet se janë arrestuar katër persona.