Extra Fifi tregon arsyet pse e la shtëpinë e Big Brother, banorët e...

Fifi tregon arsyet pse e la shtëpinë e Big Brother, banorët e përqafojnë të përlotur

Fifi vendosi që të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e sotme, pasi gjendja e sa duket se nuk është e mirë.

Ajo ka treguar arsyet e vendimit para banorëve dhe ka thënë se ka nevojë të merret me veten.

“Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtet e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.

Ndërkohë, pas këtyre fjalëve të Fifit banorët kanë reaguar të përlotur dhe e kanë përqafuar këngëtaren. Ajo tha me humor se po largohet një banore shumë e fortë prej shtëpisë dhe po e bën rrugëtimin më të lehtë për banorët që janë më të fortë.

Ky vendim i Fifit vjen pasi asaj i ra të fikët gjatë spektaklit të së martës, ku pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku. Kjo e fundit i tha Fifit se po ndërhynte mes Sarës dhe Pajtimit për vëmendje, ndërsa këngëtarja nuk i priti aspak mirë këto fjalë.