Kryesore Fillimisht hapësira, tani përjetësia: Jeff Bezos investon në kompaninë e fshehtë që...

Fillimisht hapësira, tani përjetësia: Jeff Bezos investon në kompaninë e fshehtë që kërkon të sfidojë vdekjen

Themeluesi miliarder i Amazon, Jeff Bezos ka ndezur sërish polemika pas raportimeve se ai po investon në një kompani e cila po mundohet të gjej një mënyrë për të kthyer mbrapssh procesin e plakjes, sipas MIT Tech Review.

Altos Labs u themelua në fillim të vitit 2021 dhe po tundon dhjetëra shkencëtar me paga të larta që arrijnë 1 milionë dollarë në vit ose më tepër, dhe u lejon atyre të bëjnë studime të pakufizuara rreth plakjes së qelizave apo kthimin mbrapsht të këtij procesi, deklaron raporti i MIT.

Bezos, 57 vjeç, dha dorëheqjen nga pozicioni i CEO-s në kompaninë Amazon në korrik dhe deklaroi se tashmë ai do t’i dedikojë më tepër kohë projekteve filantropike dhe pasioneve të tij, siç ishte kompania e tij hapësinore Blue Origin.

Bezos bëri një udhëtim të shkurtër në  hapësirë këtë korrik, një ndër të paktit udhëtime civile në hapësirë që Bezos ka në plan ta kthejë në një kompani fitimprurëse në vitet në vazhdim.

Por çfarë janë laboratorët Altos?

Qëllimi i kësaj kompanie është të ndjekë një teknologji që mund të riprogramojë qelizat në mënyrë biologjike duke mundësuar rinimin e tyre dhe mbase zgjatjen e jetës së njeriut.

Shumë pak ama dihet rreth kësaj kompanie.

Raporti i MIT gjithashtu shkruan se deri tani, kjo kompani ka mbledhur të paktën $270 milionë dollarë në fonde për të bërë kërkime rreth kësaj fushe.

Kush punon për këtë projekt?

Biologu spanjoll Juan Carlon Izpisúa Belmonte pritet t’i bashkohet kësaj kompanie. Ai njihet për studimet e tij në miksimin e embrioneve njerëzore me ato të majmunëve.

Profesori Steve Horvath gjithashtu i është bashkuar skuadrës. Ai është themeluese i të ashtu-quajturës ‘ora biologjike’ e cila mund të masë plakjen e njeriut.

A do ta gjejmë ndonjëherë eliksirin e jetës?

Sipas Serranos, “qëllimi fillestar i kësaj kompanie nuk janë paratë, por studimi”.

Altos nuk është e vetmja kompani e fshehtë e cila po kërkon të zgjasë jetën.

Calico Labs, është një tjetër kompani që u shpall nga bashkë-themeluesi i  Google, Larry Page në vitin 2013 dhe po ecën në të njëjtat gjurmë.

Ata gjithashtu kanë punësuar shkencëtarë elitarë që përfitojnë paga të majme.

Por në secilin rast, nuk ka ende raporte të qarta rreth ecurisë dhe rezultateve të arritura nga këto kompanie deri më sot.