Extra Filmi “I vetëm në shtëpi”, televizioni shtetëror kanadez heq pjesën ku shfaqet...

Filmi “I vetëm në shtëpi”, televizioni shtetëror kanadez heq pjesën ku shfaqet Trump (VIDEO)

Televizioni shtetëror kanadez CBC ka hequr nga filmi “I vetëm në shtëpi: kam humbur në Nju Jork”, skenën ku shfaqet Donald Trump. Dhe menjëherë ky zhvillim ka ngjallur polemika.

Heqja e skenës është konsideruar nga mbështetësit e Trump dhe konservatorët amerikanë si një lëvizje politike dhe censurë. Djali i Presidentit amerikan, Donald Trump Junior, e konsideron patetik vendimin e Canadian Broadcasting Company, ndërsa në televizionin Fox kanë plasur kritikat.

Por, heqja e skenës nuk është një zhvillim i orës së fundit. CBC saktëson se e ka hequr atë në vitin 2014, kur ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit dhe kur Trump njihej vetëm për bizneset e tij dhe jo për President.

“Siç ndodh shpesh për filmat e përshtatur për televizione, edhe “I vetëm në shtëpi” është rishikuar. Skena me Trump ishte një prej atyre që janë hequr”, shpjegon CBC në një komunikatë për shtyp.

Presidenti amerikan nuk e ka marrë seriozisht këtë vendim dhe bën shaka në Twitter duke shkruar se filmi nuk do të jetë më i njëjti.