Aktualitet Firmoset urdhërarresti për Agim Kajmakun

Firmoset urdhërarresti për Agim Kajmakun

Prokuroria firmos urdhërarrestin për ish-kryetarin e bashkisë së Vorës, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Agim Kajmaku.

Vendimi vjen pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi pro për shkarkimin e tij dhe heqjen e mandatit.

Kryebashkiaku i Vorës  Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve.

Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.