Sport Fitimet e klubeve: Real kthehet në krye, Juventusi del jashtë “top 10”

Fitimet e klubeve: Real kthehet në krye, Juventusi del jashtë “top 10”

Real Madridi kthehet në krye të renditjes së të ardhurave, sipas raportit të hartuar nga “Deloitte Football League”, ndërsa Juventusi, i pari klub italian në këtë renditje, është anashkaluar nga Tottenham dhe del nga “top 10”.

“Los Blancos” kanë vendosur një rekord të ri, me 750.9 milionë euro të ardhura në sezonin 2017-2018 dhe janë vendosur përpara Barcelonës, me 690.4 milionë euro dhe Manchester United, me 666 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” e kanë humbur vendin e parë dhe zbresin në të tretin, ndërsa për Real Madridin kjo është e dymbëdhjeta herë në krye të këtij klasifikimi të veçantë.

“La Deloitte Football Money League”, tani në edicionin e saj të 22-të, bën renditjen e 20 klubeve më të mira në botë, sa iu takon të ardhurave çdo edicion. Në këtë renditje kanë hyrë edhe Milani me Romën nga Serie A.

Verdhekuqtë janë vendosur në vendin e 15-të, me 250 milionë euro të ardhura, ndërsa kuqezinjtë janë të 18-ët, me 207.7 milionë euro fitime. Interi ngjitet me një pozicion (nga vendi i pesëmbëdhjetë tek i katërmbëdhjeti), me 208.8 milionë euro.

Siç e përmendëm më lart, Juventusi ka dalë jashtë “top 10”, me një rënie të të ardhurave nën 400 milionë euro, por kjo shumë është pothuajse dyfishi i të ardhurave të dy klubeve milaneze.

Në krye të renditjes, pavarësisht se dy vendet e para janë të zëna nga Real Madridi dhe Barcelona, qndron Premier League me 6 klube në “top 10” (Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham).