Kuriozitete Fitoi 344 milionë dollarë në lotari me biskotat e mbesës

Fitoi 344 milionë dollarë në lotari me biskotat e mbesës

Një burrë në Karolinën e Veriut ka fituar plot 344 milionë dollarë në lotarinë e PowerBall. Charles Jackson Jr, 66 vjeç, deklaroi se, ka luajtur numrat duke u bazuar në mesazhin që ka gjetur në letrat e biskotave të fatit të mbesës së tij.

“Ne i japim gjithmonë asaj biskota fati dhe unë i thash që ta ruajë fatin për mua në mënyrë që të mund të shoh numrat prapa se dua që t`i luaj”, tha Jackson për gazetarët.

Fatlumi, është një lojtar i rregullt i lotarisë dhe luan gjithmonë të njëjtat numra. Ai u shpreh se i’u desh të shihte në google për shumën e parave që kishte fituar kur zbuloi si i kishte kapur të gjitha numrat. Pronari në pension i një dyqani me produkte ushtarake deklaroi se ai morri në telefon gruan duke i thënë: “Nuk ke për ta besuar këtë, i kapa të gjitha”.

Ai nuk mundi t’i vendosi dot një emër blerjes së tij të parë por deklaroi se planifikon të bëjë bamirësi në të paktën tre fondacione bamirësie, dy për fëmijët dhe një tjetër për ushtarët e plagosur. “Unë kam thënë një lutje të vogël: “Zot nëse ndonjëherë e fitoj këtë gjënë, atëherë secilit prej këtyre të treve do t’i jap nga 1 milionë dollarë, dhe kam ndërmend t`i qëndroj premtimit që bëra”, shtoi Jackson, njeriu që me një biletë lotarie fitoi 344 milionë dollarë.