Extra Fitoi 70 mijë dollarë në vit, studentja e mjekësisë tregon mënyrën e...

Fitoi 70 mijë dollarë në vit, studentja e mjekësisë tregon mënyrën e pazakontë

Një studente mjekësie ka treguar se ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para në rrjetet sociale.

Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit, falë shitjes online të fotove të ndryshme të këmbëve të saj.

E njohur me emrin Sweet Arches, 28-vjeçarja e cila po ashtu punon në një spital, ka treguar mënyrën e saj për të fituar para duke thënë se edhe të tjerë mund ta bëjnë.

Ajo thotë se për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse për “klientët e saj”, i duhet të punojë disa orë në ditë dhe më kryesorja, që estetikisht këmbët të jenë të kuruara.

Pasi grumbulloi mbi 106 mijë fansa në Instagram, ajo tregon se merr 50-100 kërkesanë ditë nga klientë të cilët i duan foto të këmbëve me kërkesa të ndryshme, si për shembull duke i futur në ujë, duke shkelur mbi petale apo edhe kërkesa më të çuditshme.

“Njerëzit pëlqejnë që tu dërgoj fotot të këmbëve duke shtypur gjëra, si fruta, ose ëmbëlsira. Më kanë kërkuar madje dhe të shtyp milingona, por nuk e kam bërë”.

Ajo e ka krijuar faqen e saj në Instagram në vitin 2019 dhe tashmë numëron mbi 105 mijë ndjekës, si dhe mbi 25 mijë në Twitter.