Sport Fitoi gjithçka, Casillas tërhiqet nga futbolli: Ishte si një ëndërr

Fitoi gjithçka, Casillas tërhiqet nga futbolli: Ishte si një ëndërr

Iker Casillas i ka dhënë fund karrierës profesioniste si futbollist. Portieri legjendar i Spanjës fitoi gjithçka në rrugëtimin e tij 21-vjeçar ndërsa mbrojti portën e Realit të Madridit për plot 16 vite atje ku fitoi 3 Champions League dhe 5 tituj kampion në La Liga.

Me përfaqësuesen iberike, Casillas u shpall kampion bote në vitin 2010 si dhe fitoi dy kampionate Evropiane me radhë në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Portieri u transferua në vitin 2015 te Porto atje ku kaloi një nga periudhat më të vështira në jetë pas atakut kardiak që pësoi gjatë stërvitjes. “Mund të them pa hezitim se kam ndjekur rrugën dhe destinacionin që kam ëndërruar”, shkruan Iker Casillas në një letër ku njofton largimin e tij nga futbolli.