Sport Fiton Napoli, Fiorentina fut Milanin në krizë. Kuqezinjtë zbresin në vendin e...

Fiton Napoli, Fiorentina fut Milanin në krizë. Kuqezinjtë zbresin në vendin e pestë

Milan ka humbur 1-0 në shtëpi kundër Fiorentina-s dhe ka zbritur në vendin e pestë të renditjes së kampionatit italian të futbollit.

Kuqezinjtë e Gennaro Gattuso-s janë ndëshkuar nga një gol i mrekullueshëm i Federico Chiesa nga jashtë zone në minutën e 73-të. Kjo ka qenë fitorja e parë në transfertë nga Fiorentina në ndeshjet e këtij kampionati. Skuadra vjollcë është ngjitur në vendin e gjashtë dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Milan-it.

Napoli ka siguruar fitoren e kartërt radhazi në kampionat pasi ka mundur në shtëpi 1-0 skuadrën e Spal. Takimi i luajtur në “San Paolo” është vendosur nga një gol i realizuar nga Albiol në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në ndeshjet e tjera, Genoa ka mposhtur 3-1 Atalantën. Piatek ka realizuar golin e parë dhe të tretë për vendasit. Ai kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 14 realizime dhe është sulmuesi më i mirë mes pesë kampionateve kryesore të Europës për numrin e golave të shënuar (14) në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Fitore në transfertë për Sampdoria-n, që ka mundur 4-2 Empoli-n, ndërsa janë mbyllur në barazim 1-1 Udinese-Frosinone dhe Sassuolo-Torino.