Sport Fiton thellë, por Enrique dorëhiqet nga Barcelona

Fiton thellë, por Enrique dorëhiqet nga Barcelona

Mund të fitosh 6-1, të jesh provizorisht në vend të parë, ta kesh shpallur kampion ekipin, por në fund nuk e mban dot presionin dhe largohesh. Luis Enrique ka deklaruar se nuk do të jetë trajneri i Barcelona-s sezonin e ardhshëm. Tekniku katalanas ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën aktuale që skadon në fund të sezonit aktual. Enrique e bëri të ditur lajmin në konferencën për shtyp pas fitores së thellë me Gijon.

Thashethemet se spanjolli nuk do të ishte trajneri i Barça-s sezonin që vjen kishin ditë që qarkullonin, por e gjithë bota e futbollit është kapur në befasi, pasi Enrique zgjodhi një moment delikat për të deklaruar të ardhmen e tij. Barcelona duhet të vihet tani në kërkim të një trajneri të ri, ku menjëherë kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë, ku Allegri duket në “pole-position” për stolin katalanas.