Opinione Fitoria e Albert Malajt, është fitorja e të gjithëve!

Fitoria e Albert Malajt, është fitorja e të gjithëve!

Urojmë z. Albert Malaj, për fitoren e tij të merituar, falë besimit që i dhuruan me anë të votës, banorët e bashkisë për ta zgjedhur drejtuesin kryesor të qeverisë vendore të Bashkisë Memaliaj!

Z. Albert Malaj vendosi të kandidonte për kryetar bashkie, jo për karier politike, por si një detyrim shpirtëror dhe moral ndaj vendit dhe bashkëpatriotëve të tij, për të punuar të gjithë sëbashku, për një të ardhme më të mirë edhe për brezat e ardhshëm!

Ai kishte kohë që e kishte fituar besimin në shoqëri dhe komunitet, pasi ka punuar me një disiplinë të fortë dhe përkushtim, në detyrat që i janë ngarkuar dhe i ka kryer me sukses, si brenda dhe jashtë vendit, duke na bërë të gjithëve krenar! Nisur nga ky kontribut dhe premtimet e tij të sinqerta përgjatë fushatës, fitoi zemrat e banorëve të komunitetit, besim ky që u kurorëzua me fitore, e cila është edhe e Opozitës së Bashkuar! Ai premtoi se fitorja është e të gjithëve, duke lënë mënjanë bindjet politike!

Padyshim që z.Albert Malaj, në detyrën e re të kryetarit të Bashkisë, do ketë një përgjegjësi shumë të madhe për çuar deri në fund dhe me sukses, misionin që i besuan memaliotët! Shprehem kështu pasi Bashkia Memaliaj është harruar prej kohësh nga qeveritë dhe varfëria ka arritur kulmin. Nëse Memaliajt nuk i jepen fonde të mjaftueshme për të arritur standardin e bashkive të tjera, memaliotët duhet ta kërkojnë me të drejtën kushtetuese, në të kundërt edhe me anë të formave të tjera demokratike. Për aq sa kam ndjekur në media, kryeministri Rama është shprehur se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha ato qeveri vendore që do të kenë dëshirë të bashkëpunojnë edhe pse janë të fituara nga opozita.

Në mbyllje, i urojmë edhe njëherë kryetarit të ri: Të gëzojë shëndet, suksese në detyrën re dhe të jetë kryetari i të gjithëve edhe pse Memaliaj është kthyer si një yll apo ishull blu, në jug të vendit!

Alber Malaj u lind më 20 janar të vitit 1981, në Kalivaç të Memaliajt, ku mori edhe arsimin fillor dhe atë 8-vjeçar. Në vitet 1999-2002, kreu “Akademinë Ushtarake Skënderbej” dhe deri në vitin 2015, ka punuar në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën kohore 2016-2017, ka shërbyer drejtor burgu. Në vitin 2018 dhe në vazhdim, ka ushtruar biznes privat. Ka marr pjesë në dy misione paqeruajtëse; në Irak dhe në Afganistan.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.