Bota “Fitorja e Biden na dëmton”, Vuçiç: Do merrja Nobel nëse do njohim...

“Fitorja e Biden na dëmton”, Vuçiç: Do merrja Nobel nëse do njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pikëpamjet e Kongresit Amerikan për Ballkanin nuk e ndihmojnë vendin e tij.

Ai shpreson që administrata e ardhshme e Joe Biden, të ketë një qasje ndryshe nga ajo e paraqitur në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në të thuhej se Serbia nuk do të pranohet në Bashkimin Europian pa njohur pavarësinë e Kosovës. Duke marrë shkas nga kjo, Vuçiç theksoi se rezultati i zgjedhjeve në SHBA ka impakt edhe në Beograd.

Ai shton se me ndërrimin e administratës pret një presion të madh për njohjen e Kosovës.

“Për të nënshkruar aktin e pavarësisë së Kosovës, unë garantoj se do të merrja Çmimin Nobel për Paqen”, përfundon presidenti serb.