Bota Fituan 4 milionë dollarë në lotari, kompania refuzon të japë paratë

Fituan 4 milionë dollarë në lotari, kompania refuzon të japë paratë

Një hetim është duke u zhvilluar nga Lotaria Kombëtare pasi bosët u bënë dyshues për dy fitues të lotarisë në shumën e 4 milionë dollarëve.

Camelot beson se Mark Goodram, 36 vjeç dhe Jon-Ross Watson, 31 vjeç, përdorën një kartë debiti të vjedhur për të blerë biletën 4 milionë dollarëshe, pasi doli se asnjë prej tyre nuk kishte një llogari bankare. Ata thanë se karta që përdorën i përkiste një miku të quajtur Xhon, por ‘Xhoni’ nuk gjendej gjëkundi, sipas The Sun.

Tani bosët e lotarisë gërvishtëse kanë refuzuar të paguajnë fituesit nga Boltoni, ndërsa po kryejnë hetimet. Të dy fituesit ata janë shfaqur më herët në listat më të kërkuarve të Boltoni gjatë viteve të fundit për krime në qytet. Watson dyshohet se është i përfshirë në veprën e mashtrimit bankar.