Aktualitet Fituan betejën me koronavirusin, shkon në 31 numri i të shëruarve në...

Fituan betejën me koronavirusin, shkon në 31 numri i të shëruarve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 186 raste, ku 12 raste janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka zyrtarizuar shifrën e të shëruarve nga Covid-19 duke e çuar totalin në 31 persona të rikuperuar.

Lajmi i mirë është se mes të të shëruarve kemi një mjek dhe një infermier të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e shëndetësisë ka vazhduar thirrjet e saj për të gjithë qytetarët që kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave, duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!