Opinione Fjalimi i fundit i qenit!

Fjalimi i fundit i qenit!

Nga Artan Fuga

Unë qeni akuzoj : Ham ham ham:

Se pasi paguajmë pa fund shkencëtarë,

Se pasi iu vëmë emra të mëdhenj : institute, universitete, akademira, qendra studimore, a dreqi me të birin,

se pasi japim tituj e grada shkencore,

se pasi vendosim se cilat janë kriteret idiote për matjen e punës shkencore,

se pasi botojmë artikuj, libra, monografi leshi,

se pasi gjoja kemi ministri shkence pa pikën e shkencës,

se pasi kemi akademira që prej vitesh harxhojnë paranë publike sipas qejfit,

se pasi në vend të shkencëtarëve dinamikë mbajmë me lekë individë që e kanë mbyllur punën e shkencës prej vitesh dhe tani i qendrojnë kalipiç mendjes shqiptare dhe e përdorin si gomar per të mbushur ujë,

Se pasi iu bërtet : Oreeee jeni në vete ku po vemiiiiiiiiii! ,

nuk të dëgjojnë por të shpallin dhe të trajtojnë si armik i popullit,

se pasi bëjmë gjoja reforma tekstesh, shkollash, akademish, universitetesh,

në ditën e hallit rrimë si hajvanë duke përrallisur për pllakat afrikane dhe europiane që i hipin njëra-tjetrës në Hamallaj,

Laboratorit që mat magnitudën i ikin dritat tamam kur pas një mijë vjetësh që qëndron kot duhet të punonte,

Në televizione dalin lloj-lloj shkencëtarësh që na thonë tautologjira se:

Tërmeti ra sepse ra!

Tërmeti ra në Shkallnuer sepse lëvizi Afrika a diku andej nga Spanja!

Mbesim si të shkalluar!

Mbesim pa tru

pa mendje,

pa gojë,

dhe në atë moment në vend të thërrasim rroftë shkenca, rroftë teknologjia, rroftë dija, nuk na mbetet të thërrasim:

Rroftë qeni!!!!!

Qeni që me nuhatjen e tij instinktive doli më i vlefshëm sa qindra doktoratura, qindra tituj, dhjetra qendra studimore dhe akademi e katedra,

Qeniiiiii!

T’i bëjmë monument qenit dhe t’a vendosim në mes të Tiranës, aty ku është busti i Fan Nolit, a në Durrës te Veliera, a te muzeu arkeologjik, qeni që ka të drejtë duke lehur të mbajë fjalimin e tij madhështor duke e mbyllur me:

Ju dhjefsha reformat e arsimit, shkencës, akademive se gjithçka e bëni thjesht për të lehur, gjoja, kot, sepse as reformën e logjikës shkencore nuk keni bërë!

Ham ham ham!

Në vend të bëjmë shkencë dhe të zhvillojmë dijen për të përballur jetën shohim yjet me teleskop, bëjmë llogje për romane që janë paçavure ideologjike, bëjmë gjoja studime ekonomie nga elifimatrakë dhe injorantë servila partish politike, bëjmë me tituj shkencorë individë që as diplomë universiteti nuk kanë për atë çka pretendojnë se janë, paguajmë me honorare për gjoja artikuj në shkenca teknollollollogjike gjithfarë miqsh, krushqish, marrim në punë gocën e tezes dhe djalin e krushkut, korrupsion gjigand prej qensh rrugësh në arsim, shkencë dhe kërkim!

Qeni që bërtet:

Oeeeej a keni tru moreeeeee? Ku e keni shkencën o idiota?

Ham – ham – ham!

Ore a keni veshë të dëgjoni more qënër me dy këmbë oeeeeej!

Ku e keni reformën e arsimit dhe të shkencës që na keni bërë prej dekadash të lehim si qenër a të pëllasim si lopët në therrtoreeeeee

Ham – ham – ham!

Ore po vdisni dynjanë me një shkencë të paqenë moreeeeee! A e kuptoni se jemi në injorancëëë moreeeeeee!

Ham – ham – ham!

Turp mo turp nuk kemi,

në ditën e hallit ngelëm në dorën e një qeniii!