Bota Fjalimi i fundit i Theresa May: Johnson të përmbushë Brexit

Fjalimi i fundit i Theresa May: Johnson të përmbushë Brexit

Prioriteti i menjëhershëm i Boris Johnson do të jetë që të aplikohet Brexit, deklaroi kryeministrja britanike e dorëhequr, Theresa May në fjalimin e saj të fundit, të mbajtur para Kryeministrisë.

“Prioriteti i menjëhershëm është që të përmbushet një Brexit që funksionon për të gjithë Britaninë e Madhe”, tha May në një fjalim të shkurtër në krahë të bashkëshortit të saj, para se të shkonte në pallatin “Buckingham” për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”.

Kryeministrja britanike, Theresa May mbërriti të mërkurën në fillim të mesditës në pallatin mbretëror “Buckingham” në Londër për të dorëzuar dorëheqjen e saj tek mbretëresha “Elizabeth II”.