Extra Flaka Krelani e thotë hapur: Po, kam blerë rroba të përdorura!

Flaka Krelani e thotë hapur: Po, kam blerë rroba të përdorura!

Të blesh rroba të përdorura të njohura ndryshe “second hand clothes” është një realitet që pakkush nga artistët shqiptarë e pranon, e jo më ta thotë hapur.

Flaka Krelani në “E Diell” tregoi që në kohën e “Etheve” së bashku me konkurrentët e tjerë, kishin shkuar në tregun e rrobave të përdorura për të blerë mall firmato dhe me një çmim shumë të leverdiashëm.

“Shkova atje dhe çfarë të shihja, një vend marramendës me veshje firmato, por që janë përdorur 2-3 herë, por që s`ka lidhje se në fund të fundit njerëz jemi dhe ne, duhet të jemi me këmbë në tokë” rrëfen ajo, “dhe bleva disa rroba, një palë çizme të gjata deri tek gjuri që i kam veshur së fundmi në një koncert”, pohoi këngëtarja.

Nëse SHBA-të kanë aktoren Sarah Jessica Parker që është e fiksuar pas rrobave të përdorura, tanimë, edhe ne kemi Flaka Krelanin që ‘theu akullin” ndaj këtij paragjykimi.

Kush është futbollisti shqiptar që ka flirtuar me Flaka Krelanin?

“Po, më kanë ngacmuar futbollistë” ka pranuar fare qartë dhe pastër Flaka Krelani në “E Diell”, teksa u pyet për këtë fakt.

“Duke qenë se jemi në një botë të përbashkët”, ka thënë Flaka, “na kanë më afër dhe kështu shkon kjo zinxhir”, ka qeshur ajo.

Ajo ia hodhi me spond Edi Manushit, për rolin e futbollistit në fushë, që ishte mbrojtës dhe ky i fundit, i sprovuar nga eksperienca e “Procesit Sportiv”, e nuhati se për kë emër bëhej fjalë, por që preferoi të mos e ndante me teleshikuesit.

Kujtojmë së motra e Flakës, Qëndresa Krelani është komentatorja e parë femër në trojet shqiptare dhe siç duket kontakti i saj i afërt me botën e futbollit, s`ka lënë jashtë vëmendjes së lojtarëve edhe interesin e tyre ndaj Flakës. Dhe s`kanë faj, Flaka është flakë!